Angli, 25 Shkurt NOA - Skandali i mbrojtësit të Çelsit John Terry, ka shfaqur viktimën e tij të vërtet i cili mban emrin e Uane Bridge.
Mesfushori i Manchester City, ish miku i John Terry, i cili u tradhtua nga ish e fejuara e tij Vanessa Perroncel, ka vendosur që të jap dorëheqjen e tij nga përfaqësuesja e Anglisë dhe nga botërori i Afrikë e Jugut 2010.
Këtë lajm e kanë bërë të ditur vetë avokatët ligjorë të Bridge, të cilët në një komunikatë të nxjerrë kanë shkruajtur: "Është një situatë e papërmbajtur e cila mund të sjellë ndarje në brendësi të grupit të përfaqësueses Angleze".
Me sa duket kjo është dhe arsyeja pse mesfushori i City ka menduar të heq dorë nga përfaqësuesja e tij Angleze.
r.b/NOA