English

Aksidenti fatal, 2 viktima në Tiranë-Vorë

Tiranë, 26 shkurt, NOA - Shpejtësia e madhe me të cilën dy të rinj ngisnin një makinë në autostradë, por edhe lagështira e saj, u kanë shkaktuar atyre vdekjen.

Bëhet fjalë për një aksident të rëndë i cili ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Tiranë-Vorë, me pasojë vdekjen e dy të rinjve.

Lajmi konfirmohet paraprakisht për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Tiranës, sipas të cilave aksidenti ka ndodhur rreth orës 05.00 të mëngjesit. Nga të dhënat e para që jep grupi hetimor i cili ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, automjeti ku udhëtonin dy viktimat ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara me të cilën po e ngiste drejtuesi i tij.

Policia ndërkaq, ka mundësuar edhe identifikimin e viktimave të aksidentit, të cilët janë Gerti dhe Edmond Kuvjolli.

Ndërkaq, grupi hetimor është ende duke marrë në konsideratë të gjitha faktet rreth ngjarjes për të zbuluar të gjitha rrethanat e saj.

n.e/NOA

KOMENTE