Prishtinë, 26 shkurt, NOA - Dita e nesërme do të jetë ditë shtetërore zie për të gjithë Kosovën. I komunikuar nga presidenti Fatmir Sejdiu si vendim ai presupozon që nesër të gjithë kosovarët të nderojnë viktimat e shkaktuar në aksidentin e një autobusi në Vjenë të Austrisë, të cilët janë qenë përkatësisht 6 bashkëkombas nga Kosova.
"Në përputhje me Kushtetutën, si dhe duke ndjerë thellë dhembjen e të gjithë qytetarëve për tragjedinë që e kanë pësuar shtetasit e Republikës së Kosovës në aksidentin e rëndë në Vjenë, Austri, presidenti ka marrë vendim që 27 shkurti 2010, në Republikën e Kosovës, në shenjë nderimi për të gjitha viktimat e kësaj tragjedie, të shpallet Ditë zie shtetërore", thuhet në njoftimin e nxjerrë nga zyra e Sejdiut. Me këtë vendim udhëzohen të gjitha institucionet e Kosovës dhe të gjithë qytetarët e saj që t'i përmbahen këtij vendimi duke respektuar dispozitat e ligjit.
Aksidenti në fjalë ndodhi para pak ditësh vetëm 15 kilometra larg Vjenës, në orët e para të mëngjesit, ku një autobus me kosovarë që udhëtonin nga Gjemania, u përplas duke shkaktuar disa viktima.
n.e/NOA