English

Aksidenti, makina shtyp çiklistin

Tapizë, 26 shkurt, NOA - Një i moshuar, ndërsa udhëtonte me biçikletë në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, është gjendur i përplasur për vdekje nga një makine cila është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes pa e ndihmuar aspak viktimën. Bëhet fjalë për një aksident fatal që ka ndodhur pasditen e sotme në të ashtuquajturën "Autostrada e vdekjes", ndaj një 70-vjeçari.

Ky i fundit nuk ka mundur t'u shpëtojë dot plagëve të marra ndërsa ka humbur jetën. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa grupi hetimor është duke marrë në shqyrtim të gjitha rrethanat e mundshme të cilat e krijuan atë.

n.e/NOA

KOMENTE