English

Berisha: Rrugët po bëhen, pse ka aksidente?

Tiranë, 26 shkurt, NOA - Ekziston një vullnet politik i palëkundur nga ana e qeverisë për të minimizuar numrin e aksidenteve rrugore në vend, por duhet që policia t'i përshtatet dhe ta vërë në zbatim atë, në mënyrë që ai të jetë efikas.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije gjatë një konference për sigurinë rrugore, kryeministri Berisha, sipas të cilit qeveria është gati të ndërmarrë një plan agresiv dhe ambicioz kundër shtimit të numrit të aksidenteve.

Kjo e fundit sipas kreut të qeverisë, për fat të keq, është një dukuri e cila po shtohet kohët e fundit, megjithë përmirësimin e infrastrukturës rrugore përmes projekteve qeveritare.

"Rrugët tona vuajnë për standardin e sigurisë dhe jo për sinjalistikën. Shndërrimi i vullnetit politik në masa dhe plan veprimi konkret, është i nevojshëm për të shënuar një kthesë rrënjësore në uljen e numrit të aksidenteve që rritet nga viti në vit, në një kohë kur ne po bëjmë investime të mëdha në rrugë dhe ato përmirësohen", ka deklaruar Berisha lidhur me një fakt të tillë.

Në fund, ai deklaroi se siguria rrugore përbën themelin e parandalimit të aksidenteve, të cilat fatkeqësisht në Shqipëri kanë tendencë në rritje të vazhdueshme dhe janë dy herë më të larta se në vendet e zhvilluara.

"1.3 milionë viktima në vit shkaktohen në botë për shkak të mungesës së sigurisë rrugore, nga të cilat 2/3-at u përkasin vendeve në zhvillim", përfundoi kreu i qeverisë.

n.e/NOA

KOMENTE