English

Cole mohon kalimin e tij tek Inter

Angli, 26 Shkurt NOA - Edhe pse nuk po kalon një moment të mirë në ekipin e Çelsit, Ashley Cole ka larguar zërat të cilat flisnin për një transferim të tij në radhët e Interit kjo dhe si arsye pasi lojtari ka patur gjithmonë marrëdhënie të shkëlqyera me tekniku e kësaj skuadre, Jose Mourinjo.

Inter ka qenë në kërkim të një mbrojtësi krahu për anën e majtë dhe emri më i dëshiruar nga tekniku portugez ishte ai i Cole.

Vetë lojtari ka deklaruar se ai nuk kërkon të largohet nga ekipi londinez pasi kjo krizë që po kalon ai, sipas tij nuk ka të bëjë fare me ekipin ku ndodhet dhe Cole ka konfirmuar se do të qëndrojë tek Çelsi për një kohë të gjatë.

Me këtë refuzim nga ana e Ashley Cole duket se ekipi zikaltër i Interit do të hidhet në sulm për marrjen e dikujt tjetër për këtë rol pasi tekniku i saj Mourinjo e kërkon me ngulm një lojtar në këtë pozicion.

r.b/NOA

KOMENTE