Bejrut, 26 shkurt, NOA - Lideri i Libanit, Muhamar Gedafi, u ka kërkuar të gjitha vendeve islamike që të "izolojnë" Zvicrën. Kjo pas referendumit anti-minare mbajtur në vendin evropian ku votuesit i thanë stop ndërtimeve të kulteve islamike, rezultati i të cilit duket se i ka nxehur shumë vendet islamike në mbarë botën. Madje Gedafi, në deklaratën e tij mbi Zvicrën ka përmendur edhe të ashtuquajturën Xhihadin (Luftën e Shenjtë), e cila sipas tij duhet të nisë ndaj këtij vendi që mohon të drejtat e muslimanëve, siç cilësoi ai ndërtimin e minareve për besimtarët.
n.e/NOA