Berlin, 26 shkurt, NOA - Ndërsa qeveria në Holandë është rrëzuar për shkak të mospranimit të shtimit të trupave në Agfanistan, qeveria gjermane duket se paraqitet dakord për një fakt të tillë. Këtë e tregon fakti se Bundestagu ka vendosur së fundmi për më shumë ushtarë gjermanë në Afganistan. Në parlamentin gjerman ka filluar kështu diskutimi për mandatin e ri të ushtrisë në Afganistan. Ai parashikon para së gjithash shtimin e kontingjentit gjerman në Afganistan, të propozuar nga qeveria.
Me 850 ushtarë shtesë, kontingjenti do të arrijë në 5.350 ushtarë. 350 prej tyre janë parashikuar si rezervë, ndërsa nga viti 2011, trupat gjermane në Hindukush do të reduktohen.Krahas deputetëve të fraksioneve të koalicionit CDU/CSU dhe liberalëve votën pro pritet ta japin edhe shumë deputetë socialdemokratë.
Shtimi i numrit të ushtarëve është një pjesë e kontributit gjerman për strategjinë e re në Afganistan, e cila është vendosur në një konferencë në Londër të fund të janarit.
n.e/NOA