Kamenicë, 26 Shkurt NOA - Pas një pune të gjatë dhe mirë të organizuar operative njësiti i hetimeve të stacionit policorë në Kamenicë ka arritur sot të kapë dy grupe të dyshuar për plaçkitje, informon korrespondenti i agjencisë NOA.
Konfirmohet se janë arrestuar 7 persona të dyshuar të jenë përfshirë në këto vepra penale. Të dyshimtit janë të moshës 17 deri në 19 vjeç.
Vlera e sendeve të vjedhura është e konsiderueshme. Ndaj të dyshuarve është bërë kallëzim penal për këto vepra dhe rastet procedohen në gjykatë.
Policia tha se mbi të dyshuarit, rëndojnë veprat penale Vjedhje, Vjedhje të rëndë dhe Dëmtime kriminale dhe vepra tjera.
Lidhur me operacionin special, policia tha se janë konfiskuar disa gjëra të vjedhura kryesisht mjete pune të cilat iu janë kthyer pronarëve të ligjshëm. - Mjetet e gjetura dhe të konfiskuara janë: • Një aparat saldues CO2. • Tri gdhendëse druri. • Një prerëse pllakash. • Pajisje për vetura (vinç,qelës rrotash,trekëndësh, ndihmë të parë) • Një palë gërshërë të armaturës. • Një motosharrë për drunjë. • Një prerëse hekuri (brusalicë). • Një shpurës betoni (Hillt). • Dy komplete çelësash (gidore). • Një biçikletë për ushtrime (orbitrek). • Dy makina për kositje të barit. • Një gjenerator. • Një motor i ujit. • Dy gdhendëse druri me rrymë. • Dy shpuarëse akustike (Burmashina). • Një prerëse hekuri (Brusalicë). • Një makinë për larje të automjeteve. • Dy Kabllo për ndezje veturash • Një sharrë për prerje të hekurit. • Një bocë me gas. • Disa gjëra të rrymës (prizma,zile). • Një pompë uji. • Një mbushës baterie. • Shtatë palë atlete sportive (Patika) të cilat dyshohet se janë përdorur në kryerjen e veprave penale nga të dyshuarit. a.b/NOA