Athinë, 26 shkurt, NOA - Athina dhe Shkupi vërtet ushqejnë pikëpamje të ndryshme sa i përket çështjes së emrit, por gjithsesi ka një bazë mbi të cilën mund të vazhdojnë të punojnë për zgjidhjen e tij. Një fakt të tillë e ka bërë me dije negociatori i Kombeve të Bashkuara për çështjen e emrit të Maqedonisë, Methju Nimiç, pas takimit që zhvilloi në Athinë me zëvendësministrin e Jashtëm, Dimitris Drucas.
Nimiç bëri me dije se e ka informuar palën greke për bisedimet që i ka zhvilluar disa ditë më parë me autoritetet maqedonase, si dhe për opinionin e tij për vazhdimin e procesit për të arritur deri te zgjidhja përfundimtare.
Ndërkaq, numri dy i diplomacisë greke ka pohuar pala greke vazhdon të theksojë përkushtimin ndaj procesit të negociatave që po zhvillohen në kuadrin e OKB-së, për zgjidhjen e këtij kontesti që do t'i hapë rrugën Maqedonisë për integrim drejt Bashkimit Evropian.
Turi i fundit i Nimiç është pritur me shumë interes nga autoritetet e të dyja vendeve duke synuar që të arrihet sa më pranë zgjidhjes së krizës për emrin e Maqedonisë.
n.e/NOA