Bruksel, 26 shkurt, NOA - Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë reaguar sot për deklaratat e bëra nga lideri i Libisë, Moamer Gadafi për nisjen e xhihad kundër Zvicrës.
Mediat evropiane bëjnë të ditur se Drejtori i përgjithshëm i OKB-së, Sergei Orxhonokixe, ka deklaruar se qëndrime dhe thirrje të tilla nga një drejtues i shtetit janë të "papranueshme", për opinionin ndërkombëtar.
Një reagim i ngjashëm ka ardhur nga Bashkimi Europian. Në Bruksel, zyra e komisionerit për politikë të jashtme tha se thirrje ishte "fatkeqe".
Dje Gadafi bëri thirrje për xhihad për shkak të ndalimit të ndërtimit të minareve në Zvicër.
NOA/EL