Tiranë, 26 shkurt, NOA - Policisë së kryeqytetit i janë dashur tre muaj hetim për të arrestuar tre persona që dyshoheshin për ushtrim prostitucioni.
Bëhet fjalë për pronarin e një lokali, 53 vjeçarin Hamdi Doda dhe dy punonjëset e tij, Mihije Kurti, 46 vjeç dhe Sanije Hyka 44 vjeç.
Arrestimi i tyre u bë në kuadër të operacionin të koduar "Porta Jeshile".
"Këto shtetas dyshohet gjatë një periudhë prej 3-mujore, janë mbajtur nën mbikqyrje me metoda speciale të hetimit, ku dyshohet se shtetaset Mihije Kurti dhe Sanije Hyka, ushtronin prostitucion në lokalin në pronësi të shtetasit Hamdi Doda, në të cilin shtetaset ishin të punësuara si kameriere dhe banakiere", thuhet në njoftimin e policisë .
Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar, 19 200 lekë dhe 3 celular.
m.xh/NOA