English

Përmbyten 6750 ha tokë, 375 të evakuar

Shkodër, 26 shkurt, NOA - Sipërfaqja e tokës së përmbytur deri në këto momente llogaritet të jetë 6750 hektarë, ndërsa 108 shtëpi rezultojnë të përshkuara nga uji dhe 805 të tjera janë të rrethuara prej tij.

Këto të dhëna mbi situatën më të fundit të përmbytjeve në zonat veriore të vendit të prezantuara edhe nga drejtoria Rajonale e Bujqësisë, sipas të cilës numërohen edhe 375 persona të evakuar.

"Në Daragjat të Komunës Dajç dhe në Ças të Komunës Velipojë po punohet për përforcimin e argjinaturave, ndërsa në Ashtë të Komunës Bushat vazhdojnë punimet për forcimin e vendit ku rrezikohet shembja e disa shtëpive", thuhet në njoftimin zyrtar mbi përmbytjet.

Duke shtuar se "për shkak të nivelit të ujit disa akse rrugore janë të kalueshme vetëm nga automjetet e larta, si aksi rrugor nga Kthesa e Dajçi deri tek ura e Shirqit, aksi i rrugës së Obotit dhe Gorricës në Komunën Ana e Malit dhe aksi rrugor Bërdicë-Velipojë tek ura e Gjo Lulit, ndërsa në aksin e rrugës nacionale tek Harku i Bërdicës nuk ka prezencë uji".

Lista me të dhëna mbi përmbytjet

Nr.

Njësia vendore

Tokë e përmbytur

Përsona të evakuar dhe të akomoduar

Shtëpi të përmbytura

Shtëpi të rrethuara nga uji

1

B. Shkodër

100 ha

250

5

60

2

K. Dajç

1800 ha

110

35

150

3

K. Ana Malit

800 ha

15

165

4

K. Velipojë

1300 ha

15

53

150

5

K. Bërdicë

1100 ha

120

7

K. Bushat

1200 ha

30

8

K. Guri Zi

300 ha

130

9

K. Rrethina

150 ha

Gjithsej

6750 ha

375

108 shtëpi

805 shtëpi

n.e/NOA

KOMENTE