Tiranë, 26 shkurt, NOA - Vazhdon stina koncertore e orkestrës së RTSH-së, e cila sot në mbrëmje sjell një koncert për piano dhe orkestër, me pjesëmarrjen e pianistit, Zamir Kaba.
Në koncert do të interpretohen pjesë nga kompozitorët Pjetër Gaci "Symfonic Dance Nr.1", Sergei Rachmaninoff "Rhapsody on a theme of Paganini. Op.43", si dhe "Symphony Nr.3, op.44, A minor", po nga Sergei Rachmaninof, vepër e cila vjen premierë në këtë koncert.
Koncerti do të dirigjohet nga Yuri Sobolov, ndërsa drejtor artistik i koncertit është Oleg Arapi.
Orkestra e RTSH-së ka nisur sezonin e ri koncertor me premiera të kompozitorëve shqiptarë dhe atyre të huaj. Në vazhdim premton interpretime të artistëve të njohur shqiptarë, të cilat vijnë për herë të parë për publikun artdashës.
m.s/NOA