English

PS: Aksidentet, bilanc lufte

Tiranë, 26 shkurt, NOA - Partia Socialiste e cilësoi sot shifrën e të vdekurve në aksidentet rrugore si një bilanc lufte. Në përgjigje të deklaratave të kryeministrit Berisha për sigurinë rrugore, deputeti i PS-së, Asllan Dogjani u shpreh se mazhoranca sotme nuk ka asnjë strategji për aksidentet.

"Berisha sot luajti rolin e staticienit duke paraqitur shifra me mbi 300 të vdekur nga aksidentet rrugore, që aksidentet nga viti në vit kanë pësuar rritje, se rrugët vuajnë nga standardet e sigurisë, ndërsa nga ana tjetër nuk iu tregoi shqiptarëve ndonjë plan apo strategji konkrete dhe se çfarë masash do të marrë qeveria për parandalimin e aksidenteve dhe arritjen e standardeve që kërkohen", u shpreh Dogjani.

Ai u shpreh se qeveria nuk mund tua faturoj numrin e lartë të shifrave vetëm gjendjes së rrugëve. Sipas Dogjanit, pjesë e dështimit janë dhe emërimi i kuadrove pa përvojë në drejtimin e policisë rrugore.

"I bën thirrje qeverisë që të marrë masa serioze dhe tu paraqesë një plan konkret shqiptarëve jo vetëm në letër por të zbatueshëm se çfarë do të bëjë për parandalimin e aksidenteve dhe uljen e numrit të tyre me qëllim që në analizat e ardhshme mos kemi të njëjtin bilanc lufte", u shpreh deputeti i PS-së, Asllan Dogjani.

m.xh/NOA

KOMENTE