English

Qendër interneti për shpërndarje droge

Tiranë, 26 shkurt, NOA - Pikën e internetit në afërsi të Shkollën Teknologjike në Tiranë, një 31 vjeçar e përdorte dhe si bazë për të shpërndarë drogë. Policia e Tiranës bënë të ditur se ka arrestuar në flagrancë të Selim Godunin, për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike.

Sipas policisë ky shtetas u kap falë disa informacioneve të poseduara në afërsi të Shkollës Teknologjike në Tiranë, brenda në ambjentet e një qendre interneti ku ju gjetën sasia prej 780 gr bimë e dyshuar narkotike e llojit "Cannabis Sattiva".

"Ky shtetas dyshohet se vepronte duke shpërndarë lëndë narkotike në zonën e Unazës së Re në Tiranë. Në ngarkim të tij, u përpiluan të gjitha veprimet hetimore dhe proceduriale ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për vepren penale të parashikuar nga neni 283 /2 i kodit penal", thuhet në njoftimin e policisë në lidhje me ngjarjen.

m.xh/NOA

KOMENTE