English

Ren-Nimiç në Greqi për ekonominë e emrin

Athinë, 26 shkurt, NOA - Komisioneri europian për çështjet Ekonomike dhe Monetare, Olli Rehn, viziton javën e ardhshme Athinën për të diskutuar çështjen e krizës me autoritetet greke. "Do të diskutojmë për situatën financiare të Greqisë dhe në përgjithësi për stabilitetin e zonës euro", deklaroi Rehn lidhur me një fakt të tillë. Më tej, ai ka shpjeguar se misioni i Bashkimit Evropian në Athinë do të kthehet në Bruksel dhe brenda ditës së sotme do të informojë Komisionin Evropian për rezultatet e vizitës katër ditore.

Nga ana tjetër, në Athinë gjendet sot edhe ndërmjetësi i Kombeve të Bashkuara për çështjen e emrit të Maqedonisë, Methju Nimic, i cili pritet të dëgjojë sot variantin e palës greke lidhur me emrin.

n.e/NOA

KOMENTE