Korçë, 26 shkurt, NOA - Forcat e policisë së Korçës kanë arrestuar në flagrancë 25-vjeçarin Adi Manoku, i cili ishte shpallur në kërkim pasi akuzohej për një sërë veprash penale. Bëhet fjalë për atë të "Vrasjes me dashje e mbetur në tentativë në bashkëpunim", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit" si edhe "Prishje e rendit dhe qetësisë publike e kryer në bashkëpunim" të parashikuara nga nenet 76,25 e 22,278/2 dhe 274 e 25 të Kodit Penal.
Por ato kanë kryer veprimet hetimore procedurale për të njëjtat vepra penale edhe ndaj 20-vjeçarit Rigels Shalcanj, su edhe bashkëmoshatarit të tij, Renaldo Meto.
Kjo pasi dje tek vendi i quajtur "Trekëndëshi" në qytetin e Korçës, personat me inicialet A.M dhe R.SH, janë konfrontuar fizikisht me Renaldo Meton, i cili është plagosur me mjete të forta dhe armë zjarri.
n.e/NOA