Më shumë foto, te Galeria
Tiranë, 26 shkurt, Speciale NOA- Partia Socialiste u fut në Parlament duke marrë pjesë në seancën parlamentare të së enjtes, ku gjithsesi, deputetët opozitarë qëndruan për rreth një orë dhe më tej u larguan duke premtuar të rikthehen një javë më pas. Kreu i PS Edi Rama nuk iu përgjigj ftesës së kryeparlamentares Topalli që të merrte pjesë si i ftuar në këtë seancë.
Lexoni mbi ftesën e Topallit: Topalli fton Edi Ramën në seancë.
Thuajse i gjithë trupi diplomatik ishte i përfaqësuar në këtë seancë ku ishin të pranishëm shumë ambasadorë si dhe të ftuar të tjerë të huaj.
Në fillim të seancës e cila nisi me gjysmë ore vonesë, e mori fjalën kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.
Kryeparlamentarja përshëndeti vendimin e opozitës "për të ndërprerë bojkotin e për të marrë pjesë në punimet e Kuvendit, në respekt të mandateve të tyre, por edhe si rrugën më të mirë për të dhënë kontributin e pazëvendësueshëm në proçeset integruese të vendit".
Siç mund të lexoni më poshtë, Topalli përshëndeti rikthimin e opozitës.
PS hyn në Kuvend, nisi seanca
Topalli premtoi të krijojë sa më shumë hapësira parlamentare për të, kurse procedoi më tej me betimin e deputetëve. Më poshtë gjeni betimin e plotë dhe listën e deputetëve.
Kush janë deputetët e Kuvendit
Më tej e mori fjalën z.Ruçi i cili sikundër mund të lexoni më poshtë të detajuar, ka paralajmëruar se futja në Parlament nuk do të thotë se PS u tërhoq nga kërkesa për hapjen e kutive.
Ruçi: Kemi ardhur t'i japim shans Kuvendit
Menjëherë pas Ruçit e ka marrë fjalën kreu i Grupit Parlamentar të PD, Astrit Patozi i cili ftoi opozitën që pasi sot hyri në Kuvend, të mos e rifillojë më bojkotin.
Patozi: Thyerja e bojkotit të vazhdojë
Pas Patozit e ka marrë fjalën kreu i qeverisë Sali Berisha i cili i shquar për karizmin e tij dhe për pasionin e të folurit në Parlament, këtë radhë ishte shumë i qetë dhe mikpritës në deklarimet e tij, por siç mund të lexoni më poshtë gjithsesi nuk la pa përmendur se kërkesa për hapjen e kutive është thjesht një perceptim ndryshe i realitetit.
Berisha: Opozitës, çdo gjë për zgjedhjet
Sakaq, është shoqëruar me replika mes njëri-tjetrit fjalimi i socialistit Ruçi dhe kryeministrit Berisha gjatë seancën plenare, në të cilën opozita u paraqit pas kaq kohësh.
Ndërsa Ruçi në fjalën e tij tha se "Topi është në fushën e Berishës", ky i fundit ka cituar me ironi më pas se "në fëmijërinë e tij të hershme nuk ka patur top, por kalë dhe se që atëherë ka mbetur kavalier".
Berisha: Jam kavalier! Ruçi: Kali ngordhi!
Pas ndërhyrjes së dytë të Ruçit, të gjithë deputetët e opozitës kanë dalë nga salla.
PS del nga Kuvendi: Berisha na provokoi
Dalja e opozitës nga salla erdhi kur Topalli nisi të komunikonte rendin e ditës që gjeni më poshtë:
1. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (deri 60'). 2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 18.02.2010. 3. Miratimi i kalendarit 3 javor të punimeve të Kuvendit. 4. Projektligj "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Konferencës së Hagës, "Për marrjen e pronave jashtë shtetit në çështjet civile ose tregtare". 5. Projektligj "Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave". 6. Projektligj "Për gjuetinë". 7. Projektligj "Për kornizën shqiptare të kualifikimeve".
Menjeherë pas daljes se deputeteve te opozites nga salla, zyra e shtypit të PS publikoi draftet e plota.
Propozimi i PS: Hetim, jo përmbysje rezultati.
Gjithashtu, PS ka shpjeguar edhe si duhet krijuar komisioni hetimor parlamentar per zgjedhjet e 28 Qershorit 2009.
PS: Si duhet komisioni hetimor për zgjedhjetNdërkohë më herët, deputeti socialist Namik Dokle kishte paralajmëruar se PS do të dilte prapë nga Kuvendi nëse kutitë nuk hapen.
Dokle: Kutitë, ose dalim sërish nga Kuvendi
Seanca e së enjtes ka vazhduar pikërisht me pikat e mësipërme të rendit të ditës, për t'i lënë radhë të enjten e ardhshme seancës tjetër ku pritet që PS të rikthehet në Parlament, për të nisur shqyrtimi i draftit të propozuar prej tyre për hetimin e zgjedhjeve të 28 Qershorit 2009.
/n.e/e.r/r.b/r.l//NOA/