English

Strategji e re për barnat në QSUT

Tiranë, 26 shkurt, NOA - Drejtoria e Përgjithshme e QSUT garanton se do të sigurojë mbulimin 100 për qind të medikamenteve bazë në të gjitha pavionet e shërbimeve të saj.

Strategjia e re që ka hartuar drejtoria në fillim të vitit, pretendon të plotësojë nevojat me medikamente gjatë gjithë vitit.

Këtë vit për herë të parë do të ketë një mënyrë të re të furnizimit të pavioneve me barna, sipas kërkesave që ata kanë.

"Në fillim të këtij viti, çdo pavion ka marrë një formular ku do të plotësojë barnat bazë që i nevojiten si dhe nevojat më urgjente që ka në aparatura dhe në investime. Kërkesat e tyre do të plotësohen me paratë e grumbulluara nga buxheti i shtetit, por edhe nga të ardhurat dytësore", shprehen drejtuesit e QSUT-së.

Sipas tyre, 30 % e këtyre të ardhurave do të shkojnë për investime në infrastrukturë dhe 40 % për mallra, kryesisht për medikamente.

Sipas rregullores së këtij viti, shefat e pavijoneve kanë pasur për detyrë të hartojnë listën e medikamenteve më të rëndësishme.

Ndërkohë, me të ardhurat dytësore do të përballohen kërkesat urgjente për medikamente dhe materiale mjekësore. Po kështu në projektet e Drejtorisë së QSUT-së janë edhe një sërë investimesh në infrastrukturë.

Për këtë të fundit aktualisht është hartuar një plan-veprimi i cili do të zbatohet si në territoret e brendshme të pavijoneve ashtu edhe jashtë spitaleve.

"Kemi hartuar planin e veprimit të investimeve në infrastrukturë, më zbatimin e tij QSUT-së do ti jepet një tjetër imazh ambientit spitalit, dhe funksionimi do të jetë i rregullt duke përfshirë këtu parkingje, ambiente të gjelbëruara etj" , ka nënvizuar Dashi. Sipas tij, ky plan-veprimi, do të nisë të realizohet duke përdorur një pjesë të të ardhurave dytësore dhe buxhetin e parashikuar për këtë

b.a/NOA

KOMENTE