English

Stuart Jones, sot për vizitë në Kosovë

Prishtinë, 26 shkurt, NOA - Ndihmës-sekretari amerikan i shtetit, Stjuart Xhons, po qëndron sot për një vizitë zyrtare Kosovë, ku parashikohet që të zhvillojë takime me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, si edhe ministrin e Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni. Lajmi konfirmohet në mënyrë zyrtare nga kabineti i presidentit të Sejdiu, duke shtuar se tema kryesore e diskutimeve mes palëve në këtë takim, mes të tjerave, pritet që të jetë edhe çështja e përpjekjeve që autoritetet në Kosovë janë duke i ndërmarrë për të shtuar numrin e vendeve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. n.e/NOA

KOMENTE