English

Sulm kamikaz në Kabul, mbi 10 të vrarë

Kabul, 26 shkurt, NOA - Të paktën 10 persona janë vrarë dhe 18 të tjerë janë plagosur në një seri shpërthimesh në kryeqytetin Kabul të Afganistanit.

Lajmi bëhet i ditur nga autoritetet vendase, sipas të cilave mes të vdekurve janë dy policë si edhe disa të huaj, ndërsa shpërthimet kanë goditur një ndërtesë nëntë-katëshe dyqanesh dhe një hotel sot në orët e para të mëngjesit dhe se ato janë kryer nga autorë kamikazë.

Shpërthimi ndodhi në fillimin e fundjavës afgane, në një kohë kur nuk kishte shume njerëz në rrugë.

Ndërkaq, pas luftimeve dyjavore qeveria afgane ka marrë zyrtarisht kontrollin mbi qytetin bastion të talibanëve Marxhah, në jug të vendit, sipas një Këtë e bëri të ditur një përfaqësuesi të qeverisë për qytetin në provincën Helmand.

Sipas të dhënave të NATO-s shkëmbimet e zjarrit vazhdojnë ende, por ditët e fundit gjithmonë e më shumë banorë janë kthyer dhe kanë hapur përsëri dyqanet.

Ofensiva e madhe në Helmand, sipas të dhënave të ushtrisë, deri tani i ka kushtuar jetën 13 ushtarëve të NATO-s dhe tre ushtarëve afganë.

Gjithashtu, sipas të dhënave të komisionit afgan për të drejtat e njeriut u vranë të paktën 28 civilë, ndër ta 13 fëmijë.

n.e/NOA

KOMENTE