English

Tadiç: BE mos ta ndalë zgjerimin

Berlin, 26 shkurt, NOA - Do të ishte gabim sikur të ngadalësohej zgjerimi i Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor. Një fakt të tillë e ka pohuar presidenti i Serbisë Boris Tadiç, gjatë një bisede me kryetarin e parlamentit gjerman Norbert Lammert në takimet e zhvilluara në parlamentin gjerman. Sipas Tadiç, nuk duhen lënë shumë pushime të mëdha ndërmjet vendeve për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, pasi kjo gjë do të dekurajonte shtetet që aspirojnë integrimin.

"Serbia do të vazhdojë luftën për ruajtjen e integritetit të vendit në Kosovë dhe Metohi në mënyrë paqësore, duke përfshirë edhe mjetet diplomatike dhe juridike", deklaroi ai sa i përket çështjes së Kosovës, duke treguar se Serbia pret të ketë një përgjigje negative nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës.

Gjithsesi, në fund Tadiç ka premtuar se Serbia është sot një partner konstruktiv për zgjidhjen e të gjitha çështjeve konfliktuale, që pengojnë vendet e Ballkanit Perëndimor që të integrohen shpejt në Bashkimin Evropian.

n.e/NOA

KOMENTE