English

Tafaj: Prioritet arsimit profesional

Tiranë, 26 shkurt, NOA - Vihet re një progres në qendrat e arsimit profesional, edhe pse sistemi arsimor është përqendruar më shumë në fushën akademike. Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni ministri i Arsimit, Myqyrem Tafaj, gjatë tryezës "Përmirësimi i Arsimit dhe Formimit Profesional përmes Partneritetit Social dhe Përfshirjes së Biznesit". Sipas tij, partneriteti publik dhe privat është deviza e ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në kuadrin e zhvillimit të arsimit në përgjithësi dhe në mënyrë të veçantë të atij profesional.

Sipas tij, shkollat profesionale duhen konceptuar në radhë të parë si qendra mulifunksionale, që ofrojnë shumë profile studimesh me kohëzgjatje dhe kualifikime të shumëllojshme jo vetëm për të rinjtë, por edhe për të rriturit që kanë nevojë të rishkollohen për t'u ripozicionuar në tregun e punës. Ministri vuri në dukje ndër të tjera edhe faktin se në një kohë kur arsimi profesional është i kushtueshëm, duhet që të nxitet me shpejtësi arsimi profesional privat.

n.e/NOA

KOMENTE