Tiranë, 26 shkurt, NOA - Presidenti shqiptar, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh ngushëllimi presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, me rastin e ditës së nesërme, e shpallur si ditë zie në shtetin fqinj për nder të viktimave që vdiqën në një aksident në Vjenë pak ditë më parë.
"Me hidhërim të thellë mësova për aksidentin tragjik që iu mori jetën gjashtë qytetarëve kosovarë, ditën e dielë në mesnatë, në Vjenë të Austrisë. Në emrin tim personal dhe në emër të popullit shqiptar, Ju shpreh ngushëllimet më të thella e më të sinqerta duke ndarë me ju dhimbjen më të ndjerë!", thuhet në këtë mesazh ngushëllimi.
n.e/NOA