Vushtrri, 26 shkurt NOA - Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, përfundoi trajnimi dy javorë për Zjarrfikje dhe Shpëtim.
Në këtë trajnim morën pjesë gjithsej 14 pjesëmarrës nga komuna e Junikut, Sharrit Deçanit, Therandës dhe një pjesëmarrës nga minoriteti serb, komuna e Dragashit.
Pjesëmarrësit vlerësuan lartë punën, angazhimin dhe organizimin e mbajtjes së këtij trajnimi në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim si dhe theksuan se puna, përvoja që kanë marrë gjatë këtij trajnimi do t'i shërbejë në interes të ruajtjes dhe sigurisë në mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë për qytetarët e Kosovës.
a.b/NOA