Londër, Angli, 26 Shkurt NOA - Portieri i ekipit të Manchester United Edvin Van der Sar ka vendosur të qëndroje tek ky ekip deri në vitin 2011. Portieri Holandez ka vendosur të rinovojë kontratën e tij dhe më një vit tjetër me ekipin e "Red Devils" tek të cilët militon nga viti 2005.
Mësohet se 39 vjeçari është shprehur mjaft i kënaqur për këtë rinovim të kontratës së tij pasi sipas tij, United është një ndër ekipet më të mëdha në Evropë dhe ai vetë është ndjerë tepër i mbështetur nga ky klub që në momentin që ka ardhur në Angli dhe sidomos gjatë fatkeqësisë familjare që ai kaloi në periudhën dhjetor - janar të këtij viti.
Kjo mbështetje për të cilën ka folur ish portieri i Juventus referohet me faktin që gruaja e tij pësoi një hemorragji cerebrale për të cilën drejtuesit e klubit të United dhe vetë skuadra iu gjend pranë atij në këtë moment të vështirë.
r.b/NOA