Milano - Itali, 27 Shkurt NOA - Është rikthyer në skenë ish talenti Italian Roberto Baggio i cili është shprehur për mediat italiane se në një të ardhme dëshiron të marrë rolin e trajnerit në ndonjë ekip.
"Është një sfidë mjaft e bukur dhe mua gjithmonë më kanë tërhequr këto, shpresoj që dhe kjo në qoftë se ndodh te jetë me sukses për mua", - deklaroi Baggio duke shprehur dëshirën e tij për të trajnuar ndonjë klub.
Krahas saj Roberto foli dhe për Interin ku tha se ekipi zikaltër fitoi një sfidë tepër të vështirë dhe mendon se do të bëjë një lojë mjaft të bukur dhe në Angli.
Baggio gjithashtu dha dhe mendimin e tij për Kasanon duke e elozhuar atë lojtar, e duke thënë se ai ka një talent mjaft të madh dhe për të, dyert e përfaqësueses Italiane do të jenë gjithmonë të hapura.
r.b/NOA