Beograd, 27 shkurt, NOA - Në një kohë kur të gjithë e kërkonin gjithandej, ai gjendej në Serbi, pa e cënuar askush. Fjala është për të shpallurin në kërkim nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për krime të luftës, Ratko Mlladiç, për të cilin thuhet se ka qenë në Serbi deri tre vjet më parë. Dëshmia është dhënë nga Vladimir Vukçeviç, kryeprokurorit serb për krime lufte për mediat serbe, sipas të cilit shumë veta e dinin se Mlladiç qarkullonte në Beograd atë periudhë.
"Ne jemi të informuar për lëvizjet e Ratko Mlladiçit deri tre vite më parë dhe e dimë se ai ishte në Serbi në atë periudhë", tha Vukçeviç lidhur me një fakt të tillë.
Nga ajo kohë, sipas tij, Mlladiç ndryshoi taktikat e fshehjes duke qëndruar larg syve të autoriteteve.
Kapja e komandantit të serbëve të Bosnjës gjatë luftës së viteve '90-të, përbën një nga kushtet kryesore për integrimin evropian të Serbisë.
n.e/NOA