English

Financimet e fushatës, publikohet studimi

Tiranë, 27 shkurt, NOA - "Monitorimi i shpenzimeve të partive politike para dhe gjatë fushatës elektorale për 28 qershorin", ka qenë studimi i realizuar nga Forumi i Mendimit të Lirë dhe Instituti për Kërkime e Alternativa Zhvillimi, si pjesë e një projekti vëzhgues të ndërmarrë nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë me kontributin e organizatës National Endovment for Democracy. Dihet se financimi i partive politike dhe fushatave elektorale në veçanti, ka qenë dhe mbetet një nga çështjet më të debatuara në Shqipëri, si edhe mosdeklarimi i burimeve financiare të tyre.

Studimi në fjalë tregon sesi për të nxitur transparencën paraqitet nevoja për ndryshime e përmirësime ligjore në këtë drejtim.

Televizionet e monitoruara ishin TVSH, Top Channel, Klan TV, Vizion+ dhe News24, ndërsa periudhat e monitorimit ishin njëra përpara fushatës dhe tjetra pas saj.

n.e/NOA

KOMENTE