English

Fshihej, kapet i dënuari me 8 muaj burg

Tepelenë, 27 shkurt, NOA - Një person i shpallur në kërkim pasi rezultonte i dënuar nga gjykata me 8 muaj burg për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje ka rënë në prangat e policisë. Bëhet fjalë për 38-vjeçarin Luan Caca, lindur dhe banues në Tepelenë, i cili akuzohet pasi një vit më parë ai në bashkëpunim me tre persona të tjerë të cilët anë arrestuar në flagrancë një vit më parë, kanë vjedhur 7 lokale në rrethin e Tepelenës.

Lajmi i konfirmuar nga burimet policore për agjencinë e Lajmeve NOa bën me dijeni ndër të tjera se i ndaluari, sendet e vjedhura nga të arrestuarit e lartpërmendur, i tregtonte në lokalin e tij dhe gjatë kontrollit që iu bë atje një vit më parë iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi dinamiti, kapsollash dhe fitil ndezës.

Gjatë kësaj kohe ky person fshihej në Kretë në Greqi, pasi kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme dhe është kthyer për në Shqipëri po nga mali në afërsi të Kakavijes më datën 25.02.2010.

Forcat policore përmes informacioneve që kishin marrë në rrugë operative për fshehjen e tij tek një i afërm, kanë mundur edhe të realizojnë kapjen e tij.

n.e/NOA

KOMENTE