Durrës, 27 shkurt, NOA - Policia e Durrësit ka arritur të gjejë shtetasen e humbur në qytetin e Tiranës. 17 vjeçarja e me inicialet E.J dhe me nënshtetësi maqedonase ishte larguar disa ditë më parë nga banesa e saj në Tiranë.
Policia e Tiranës dhe e Durrësit kanë arritur ta gjejnë atë në një banesat e lagjes Nr. 13 në zonën e Plazhit në qytetin e Durrësit.
Policia e qytetit bregdetar nuk jep detaje mbi arsyet e largimit nga banesa të 17 vjeçares. Por thekson faktin se ajo është me nënshtetësi maqedonase dhe me kombësi shqiptare.
Gjetja e saj është bërë nga Seksioni i Policisë Kundër Trafiqeve të Paligjshme ne Drejtorinë e Policisë Qarkut Durrës, gjë që nënkupton se 17 vjeçarja mund të ketë qenë një viktimë e mundshme trafikimi.
m.xh/NOA