English

Irani sërish drejt kaosit

Teheran, 27 shkurt, NOA - Vendi më problematik për lirinë dhe të drejta e njeriut është duke hyrë në një fazë të re. Pas shtypjes së dhunshme të protestave për zgjedhjet e pak muajve më parë, drejtuesit e opozitës kanë deklaruar se do të nisin sërish protestat për të kërkuar rrëzimin e qeverisë.

Udhëheqësi i opozitës iraniane, Mir Hosein Musavi, ka bërë thirrje për protesta të reja anti qeveritare në Teheran, si dëshmi për mbështetjen e fuqishme për Lëvizjen e Gjelbër të opozitës.

Musavi akuzoi qeverinë për organizimin e protestave pro qeveritare, në përpjekje për të diskretituar opozitën. Ai dënoi përdorimin e burimeve shtetërore për organizimin e grumbullimeve të tilla.

NOA/EL

KOMENTE