Tiranë, 27 shkurt, NOA - Korporata Elektroenergjetike Shqiptare njofton se me gjithë reshjet e mëdha të ditëve të fundit, situata në digat e hidrocentraleve është e qëndrueshme.Në një njoftim zyrtar, KESH jep dhe të dhënat në shifra në lidhje me shkarkimet e ujit që po bëhen në hidrocentralet kryesore.
Konkretisht në Fierzë, kuota e ujit në digë ka arritur 293.63 metra, prurjet e ujit janë 700 metër kub për sekondë dhe derdhjet e ujit nga portat e digës janë 350 metër kub për sekondë.
Në hidrocentralin e Komanit, e ujit është 171.18 metra, prurjet 400 dhe derdhje 600 metër kub për sekondë.
Në hidrocentralin e Vaut të Dejës, kuota është 74.50 metra, prurjet 180 dhe derdhjet e ujit janë 650 metër kub për sekondë,.
Në hidrocentralet Ulëz dhe Shkopet, kuota e ujit është 128 metra, prurjet janë 160 dhe derdhjet në Ulëz janë 100 dhe në Shkopet 200 metër kub për sekondë.
m.xh.NOA