English

Kinë, 19 viktima nga fishekzjarret

Pekin, 27 shkurt, NOA - Një shpërthim i madh fishekzjarrësh ka ndodhur në Kinë, duke shkaktuar një numër të konsiderueshëm të vdekurish dhe të plagosurish të cilët gjendeshin pranë tyre në ato momente. Lajmi bëhet me dijeni nga mediat kineze, sipas të cilave, shpërthimi ka ndodhur saktësisht në momentet kur e gjithë Kina ishte duke festuar vitin Hënor, në manifestime që janë shpërndarë në të gjithë territorin e saj.

Dhe dihet se Kina si vend i madh prodhuesish i fishekzjarrëve, i përdor mjaft ato nëraste festash.

Kujtojmë këtu edhe rastin e një incidenti të pak muajve më parë ku dhjetëra persona të tjerë mbetën të vrarë sërish nga shpërthimi i pakontrolluar i fishekzjarrëve gjatë një feste.

Bilanci i kësaj radhe prej një incidenti të ngjashëm ka qenë plot 19 persona të vdekur dhe 35 të plagosur.

n.e/NOA

KOMENTE