English

Klosi: Kutitë, ose të largohet Berisha

Tiranë, 27 shkurt, NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi u shpreh sot se hyja e Partisë Socialiste në Kuvend ishte një shenjë për të treguar se nuk bëjnë pazare dhe njohin Kushtetutën e vendit. Klosi theksoi se nuk kërkojnë nga mazhoranca pazare, por transparencë deri në fund të zgjedhjeve, në kundërt PS-ja do vijoj skenarin e protestave popullore.

"Me hyrjen e saj në Kuvend dhe me këmbënguljen për bërjen e transparencës të zgjedhjeve të 28 qershorit, si një kusht i panegociueshëm për rivendosjen e demokracisë në vend, Partia Socialiste i provoi Sali Berishës njëherë e mirë se nuk është e interesuar në pazaret, të cilat përbëjnë thelbin e pushtetit të tij", u shpreh Klosi.

Ai shtoi se nëse kryeministri Berisha nuk bënë transparencë PS-ja do i shkojë deri në fund kërkesës së saj serioze, deri në largimin e qeveisë me anë të protestave.

"Nëse nuk ka transparencë, Sali Berisha do të largohet. Nëse nuk i njeh opozitës të drejtën për transparencë, atëherë fjala i kalon popullit opozitar dhe Sali Berisha do të përballet me protesta të pandalshme derisa kjo e drejtë kushtetuese e ligjore e opozitës të vihet në vend. I mbetet Sali Berishës të vendosë, ashtu siç do t'i mbetet Sali Berishës edhe përgjegjësia për thellimin e mëtejshëm të krizës. Partia Socialiste e bëri edhe njëherë hapin e saj. Tani projektligji është në dorë të mazhorancës", u shpeh Klosi.

m.xh/NOA

KOMENTE