English

Meta: Hetimi i zgjedhjeve sipas Kushtetutës

Tiranë, 27 shkurt, NOA - Mazhoranca është gati për të ngritur komisionin hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit dhe për ti dhënë shumicën opozitës, por objekti i hetimit të tij duhet të bëhet në bazë të Kushtetutës.

Ky është qëndrimi që ka mbajtur zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta në lidhje më kërkesën e PS-së për të hapur kutitë e votimeve.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, ministri i Jashtëm, theksoi se komisioni hetimor duhet të funksionojë, jo vetëm në zbatim të ligjeve të vendit, por edhe në funksion të rekomandimeve të Këshillit të Europës dhe institucioneve të tjera të Bashkimit Europian që kanë folur për situatën politike në vend.

"Mazhoranca është gati për ngritjen e komisionit dhe për dhënien e opozitës shumicës. Edhe propozimet e tyre do të shqyrtohen sipas të gjitha procedurave të Parlamentit, që ky komision hetimor të ngrihet dhe të realizoj objektivat që i janë kërkuar duke respektuar pavarësinë e gjykatave dhe të Kushtetutës", u shpreh për gazetarët, zëvendëskryeministri Meta.

Ai theksoi se pjesë e punës së këtij komisioni do të jenë dhe zgjedhjet parlamentare të vitit 2013.

Duke komentuar bojkotimin e Kuvendit nga deputetët e PS-së, Meta shtoi se nëse ata nuk kthen sërish në Kuvend, kjo do të thotë se edhe betimin që bënë tre ditë më parë ishte vetëm për të shpëtuar mandatet.

m.xh/NOA

KOMENTE