Durrës, 27 shkurt, NOA - 36 vjeçari, Adriatik Sina, duket se ka qenë një problem i vertet për policinë e Durrësit. Janë të paktën katër vjedhje që mbajnë firmën e tij dhe vetëm pas dy javësh, Sina ka rritur të bjerë në prangat e policisë së qytetit bregdetar.
Lajmi konfirmohet nga policia e Durrësit e cila bënë të ditur se Shërbimet e Seksionit të Luftës Kundër Krimit Ndaj Pronës, kanë identifikuar dhe më kanë ndaluar autorin e dyshuar për kryerjen e disa vjedhjeve.
Autori i të paktën katër vjedhjeve të shtëpive dhe dyqaneve është, Adriatik Sina, i lindur më 07.06.1974 në Shijak e banues në Sukth Durrës, me arsim 2 klasë, i dënuar tre here me parë për vjedhje banese.
Policia e Durrësit ka arritur që brenda një prej dy javësh të ketë dyshime se Sina ka vjedhur të paktën katër herë.
Kështu më datën 9 shkurt të këtij vitit ai ka vjedhur me thyerje banesën e një shtetase në lagjen Nr.14 Durres. Prej aty ka marrë një televizor, video, një aparat telefoni celular.
Një ditë më pas Sina ka bërë një tjetër vjedhje në fshatin Shënavlash në Durrës, duke marrë në një banesë një kamer dixhitale.
Ndërsa dy ditë më pas në fshatin Katund të Sukthit ka tentuar të vjedhë dyqanin e kompjuterave në pronësi të shtetasit R.K.
Po ashtu dhe në datën 3 shkurt, sipas policisë, dyshohet se ka vjedhur dy pasqyrat dhe kasetofonin e autoveturës tip Mercedes Benz 220CDI me targa K666ONG ne pronesi te shtetasit A.E..
m.xh/NOA