Athinë, 27 shkurt, NOA - Vendet e Bashkimit Evropian duhet ta ndihmojnë Greqinë që të dalë nga kriza e rëndë ekonomike në të cilën është përfshirë për shkak të normës së lartë të deficitit buxhetor.
Një fakt të tillë e ka bërë me dije vetë kryeministri grek, Jorgos Papandreu, i cili u ka kërkuar autoriteteve evropiane që të mos ta ndëshkojnë Greqinë në këtë fazë të vështirë ku ajo ndodhet, por t'i dalin në krah, duke i dhënë financime dhe ndihma huaje për të dalë sa më shpejt nga kriza ku ka rënë.
Ndërkaq, nga ana e tij, Bashkimi Evropian ka propozuar një paketë masash për Greqinë, të cilat iu shtohen atyre të të ashtuquajturit "plan kursimesh" i ndërmarrë nga qeveria Papandreu.
n.e/NOA