English

Pentagoni: Ushtarët SHBA, me Facebook

Uashington, 27 shkurt, NOA - Pentagoni është tërhequr nga vendimi për të mos i lejuar ushtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të jenë pjesë e rrjeteve sociale të internetit, si përshembull Facebook. Duket se ka qenë e vështirë për zyrtarët e lartë amerikanë që t'i ndalojnë ushtarët e tyre të pranishëm në misionet paqeruajtëse, sidomos ata në Irak dhe Afganistan, që të komunikojnë përmes të tilla mjetesh.

Në projektin e Pentagonit thuhej se shfaqja e ushtarëve në të tilla rrjete netuorkesh sociale, mund të dekonspironte informacione të rëndësishme sekrete nga bazat ushtarake amerikane, si edhe të nxirrte vendodhjen e tyre apo fakte që nuk duhet të bëhen publike nga jeta në ushtri.

Por megjithkëtë, Pentagoni nuk ka mundur që ta ligjërojë këtë masë, pasi mënyra e komunikimit të ushtarëve me Facebook, është parë si mjaft efikase për të ruajtur lidhjet me familjet e tyre.

n.e/NOA

KOMENTE