Moskë, 27 shkurt, NOA - Forcat ushtarake të NATO-s në Afganistan se nuk po bëjnë aq sa duhet për të ndaluar prodhimin dhe eksportimin e heroinës afgane. Një akuzë e tillë ka mbërritur nga Moska zyrtare drejt Uashingtonit, përmes kreut të Shërbimit Federal të Drogës në Rusi, Viktor Ivanov. Ai arriti deri aty sa të thotë se talibanët ishin përgjegjës vetëm për përqindje minimale të prodhimit të drogës dhe se Aleanca e Atlantikut kishte dështuar në misionin e shfarosjes së prodhimit të drogës në Afganistan.
Ivanov u ankua duke thënë se heroina afgane përbënte deri në 90 përqind të tregtisë ruse të narkotikës, prandaj lëshoi alarmin se ndaj saj duhet një luftë e ashpër.
Sipas tij, refuzimi amerikan për të shfarosur plantacionet e opiumit ishte garanci se prodhuesit e drogës do të kalonin pa u ndëshkuar.
n.e/NOA