Uashington, 27 shkurt, NOA - Ishujt Hauai duhet të përgatiten për një cunam të fortë, i cili mund t'i godasë gjatë natës së sotme.
Alarmi është dhënë nga Qendra Amerikane e Cunameve, e cila ka parashikuar me studimet e fundit, se një cunam është duke iu afruar ishujve të lartpërmendur të Oqeanit Paqësor, dallgët e të cilit parashikohet të jenë të larta deri në 2.5 metra.
Madje ekspertët e kësaj qendre, kanë mundur të përcaktojnë edhe momentin e përafërt kohor kur kjo dukuri natyrore ka për të ngjarë, orën 22.00 të mbrëmjes së sotme.
Ishin pikërisht këta ekspertë të cilët paralajmëruan gjatë ditës së sotme se në fakt bregdeti i Perusë dhe i Kilit është i rrezikuar që të preket nga cunami, në një kohë që raportuan se goditja e tërmetit në Kili ishte e fuqishme dhe e shkallës 8.3 ballë Rihter.
"Cunami u provokua pikërisht pas këtij tërmeti dhe rrezikon të ndihet në shumë vende të Amerikës Qendrore", citojnë ekspertët.
n.e/NOA