Zagreb, 27 shkurt, NOA - Janë rreth 30 aktivitet artistike që do të zhvillohet përgjatë tre viteve mes artistëve shqiptar dhe atyre kroat. Marrëveshja e firmosur mes ministrit Ferdinand Xhaferaj dhe homologun e tij kroat, Bozo Biskupic, parashikon një sërë evenimentesh që kanë të bëjë me pikturën, muzikën, fokflori dhe gjinitë e tjera të arteve. Pogrami i Bashkëpunimit kulturor midis dy ministrive për vitet 2010, 2011 dhe 2012, përfshinë ekspozita shqiptare në Kroaci: ekspozitë pikture me peisazhe nga Shqipëria nga artistë shqiptarë, ekspozitë fotografike "Shqipëria turistike"
Mdërsa do të jenë tre ekspozita kroate në vendin tonë; ekspozitë e dizajnit kroat 0708, ekspozitë e artikujve bashkëkohorë të argjendarisë dhe ekspozitë e një artisti kroat.
Sipas njoftimit të ministrisë së Kulturës, palët do të inkurajojnë pjesëmarrjen e artistëve të Palës tjetër në ekspozitat ndërkombëtare respektive të artit në vendet e tyre.
Pala shqiptare propozon pjesëmarrjen e artistëve kroatë në evenimentet e mëposhtme:
Festivali Folklorik Ndërkombëtar "Përmeti Multikulturor", anëtare e CIOFF, çdo vit në Qershor, Përmet, festivali Folklorik Ndërkombëtar "ALB- Mediterraneo", çdo vit në muajin gusht, në Vlorë, festivali Folklorik "Oda Dibrane" çdo vit në muajin tetor, në Peshkopi, festivali Ndërkombëtar i Monodramës " Albamono 08", festivali ndërkombëtar i Teatrit Mesdhetar " Butrinti 2000", në teatrin antik të Butrintit, sit arkeologjik nën mbrojtjen e UNESCOs, në Sarandë, festivali i Teatrit Kontemporan "Skampa", Elbasan, festivali i baletit "Albania Dance Meeting 2010", festivali Europian i Korreve, konkurs pikture "Deti dhe Arkeologjia".
Gjithashtu, palët do të promovojnë bashkëpunimin e drejtpërdrejtë të institucioneve muzikore, koncertore dhe teatrore, duke përfshirë shkëmbimin performancave të ansambleve dhe artistëve të ftuar.
Ministria e Kulturës shqiptare i ka propozuar homologes kroate evenimentet e mëposhtme për pjesëmarrje të mundshme në Shqipëri: Ditët e Artit muzikor "Shqipëri - Kroaci", festivali "Vera e Adriatikut", festivali i V-të Ndërkombëtar i të Rinjve "Maratona rinore", festivali Ndërkombëtar i Aktrimit ‘Apollon 2010",
Ndërsa ministria kroate do të informojë palën shqiptare mbi mundësitë e pjesëmarrjes së artistëve shqiptarë të ftuar nga organizatorët e evenimenteve kulturore ndërkombëtare në Kroaci: festivali i Dancit Kontemporan, në Zagreb, festivali i Dancit dhe Teatrit të Pantomimës Svetvincenat, në Svenvincenat, festivali Ndërkombëtar i Teatrit, në Zagreb, EUROKAZ, Zagre, festivali Teatror i Skenës së Vogël të Rijekës, në Rijekë, festivali Ndërkombëtar i Teatrit - PUF, Pulja, festivali Ndërkombëtar i Teatrit të Kukullave - PIF Zagreb, festivali i Fëmijëve në Sibenik, Sibenik,Qëndra Kulturore Ndërkombëtar e Muzikantëve të Rinj Kroatë në Groznjan, në Zagreb, bienalja e Muzikës Zagreb, në Zagreb dhe destivali Veror i Dubrovnikut, në Dubrovnik.
m.xh/NOA
.