English

Tërmet 8.8 ballë në Kili, paralajmërim cunami

Santiago, 27 shkurt, NOA - Një tërmet i fuqishëmme fuqi 8.8 ballë sipas shkallës Rihter, ka goditur Kilin, duke shkaktuar mjaftdëme materiale dhe viktima në njerëz.

Sipas ekspertëve sizmiologjikë në Shtetet eBashkuara të Amerikës, epiqendra ishte 300 km larg kryeqytetit Santiago.

Ndërkaq, Qendra amerikane për Mbikqyrjen e Cunameveka tërhequr vërejtjen për rrezik cunami në Kili e Peru dhe nën vëzhgim do tëjetë edhe Ekuadori.

Sipas tyre, ka shumë mundësi që kjo lëkundje eparë tërmeti, të ketë qenë paralajmëruese për një cunam që pritet të godasë këtozona.

Komunikimi me Kilin ka kohë që është ndërprerëpër shkak të goditjes nga tërmeti, në një kohë që kanë nisur të mbërrijnëlajmet e para për gjetjen e viktimave të shkaktuara nga goditjet, plus dëmeve tëkonsiderueshme materiale.

Ky është tërmeti i dytë më i madh që godetKilin pas atij të shkaktuar në vitin 1960, ku u shkaktuan mbi 1100 të vdekurdhe mijëra të tjerë të lënduar.

n.e/NOA

KOMENTE