Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tërmeti godet Kilin (Video)
English

Tërmeti godet Kilin (Video)

{youtube}V4iOUv-aENs{/youtube}

Update - Një tërmet me fuqi 8.8 ballë, sipas shkallës Rihter, ka goditur Kilin. Deri tani raportohet për së paku 85 të vdekur. Presidentja e Kilit, Mishel Bashële, shpalli "gjendje katastrofe", por kërkoi nga qytetarët që të ruajnë qetësinë. Epiqendra ishte 300 km larg kryeqytetit Santiago. Nga radio Evropa e Lirë dhe media të tjera aportohet për dëme të shumta materiale në disa qytete kiliane.

Qendra amerikane për mbikëqyrjen e cunameve ka tërhequr vërejtjen për rrezik cunami në të gjitha vendet e Paqësorit, për shkak të dallgëve gjigante të krijuara nga tërmeti. Bashkimi Evropian deklaroi se është i gatshëm të ofrojë ndihmë të menjëhershme për viktimat e tërmetit në Kili. "Bashkimi Evropian është gati të ofrojë ndihmë për popullin e Kilit", tha shefja e diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton. Eurokomisionerja për çështjet humanitare, Kristalina Geogorieva, tha se njësia e mbikëqyrjes së krizës po funksionon, derisa në gjendje gatishmërie janë dhe ekspertët e ndihmave humanitare.

KOMENTE