English

Aksident fatal, kapet i dyshuari

Mitrovicë, 28 Shkurt NOA - Arrestohet i dyshuari për aksidentin me pasoja fatale që ndodhi pardje rreth orës 20:00, në rrugën rajonale Mitrovicë - Vushtrri.

Tragjedia rrugore ndodhi në fshatin Shtitaricë të Vushtrrisë kur një veturë në lëvizje kishte goditur një këmbësor 22 vjeçar. Si pasojë e lëndimeve viktima ndërroi jetë në qendrën mjekësore në Vushtrri.

I dyshuari pas aksidentit nuk kishte ndalur fare veturën dhe kishte vazhduar në drejtim të panjohur.

Pas kërkimeve që policia në Vushtrri kreu, tha sot se ka arrestuar personin e dyshuar, një serb 22 vjeçar, ndaj të cilit me urdhër të Prokurorit është caktuar masa e ndalimit policor.

Pas arrestimit është kuptuar se i dyshuari aksidentin e kishte shkaktuar me automjetin i tipit VW Golf 19 E, ngjyrë e bardhë me targa KS.

a.b/NOA

KOMENTE