English

Aksidenti, policia u njoftua me vonesë

Gramsh, 28 shkurt, NOA, Update - Policia dhe gjithë autoritet në Gramsh e kanë marrë me vonesë njoftimin e për aksidentin ku mendohet e kanë humbur jetën katër persona. Në deklaratat e para që kanë bërë drejtuesit e policisë në vendngjarje theksohet se aksidenti i rëndë mund të ketë ndodhur shumë më herët nga sa janë lajmëruar, por për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së komunikimit të banorëve të zonës, organet kompetente janë njoftuar vetëm mëngjesin e sotëm.

Njoftimi për forcat e policisë është bërë nga banorët e zonës, ndërkohë që në vendngjarje, sipas korrenspondentit të NOA, ka vetëm pak shenja që lënë të kuptohet për një aksident.

Mungesa e lajmërimit në kohë ka ardhur dhe për faktin se rruga ku ka ndodhur aksidenti nuk përdoret shpesh nga drejtuesit e mjeteve.

Ndërkohë që kërkimet e policisë po vazhdojnë aktualisht në lumin Devoll dhe përgjatë greminës ku ka rënë makina.

Në aksident kanë humbur jetën, Dritan Balla, 38 vjeç. Behar Senkollari, 18 vjeç, Petrit Ahmeti, 20 vjec dhe Elis Sogani, 31 vjeç.

Trupat e tyre nuk janë gjetur ende, pasi mendohet se pas rënies nga forca e goditjes kanë dalë nga makina dhe kanë përfunduar në lumë.

m.xh/NOA

KOMENTE