English

Arrestohet për përdhunim balerini i "Amici"

Romë, 28 shkurt, NOA - Balerini i një prej spektakleve më të ndjekura në Itali, "Amici", Catello Miotto, ka përdhunuar në gjendje të dehur ish gruan e një miku të tij. 25 vjeçari e ka pasur fqinje gruan dhe ka qenë e dhunua që e ka denoncuar atë në polici.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane. Miotto ka qenë pjesë e spektaklit në vitin 2003, në emisionin e Maria De Filippi, "Amici".

Pas mbarimit të spektaklit i riu është kthyer në qytetin e Napolit dhe ka hapur një shkollë vallëzimi.

Akuza që rëndon mbi të është përdhunimi i 33 vejçares që kishte qëndruar në shtëpinë e fqinjit të saj për ta ndihmuar me vajzën që ka balerini.

Pakti më fqinjën ka qenë që, Miotto do e linte atë mbrëmje nën kujdesin e saj vajzën dhe do dilte me miqtë në një lokal.

Por, balerini është kthyer më herët sesa zakonisht në shpi dhe në gjendje të dehur ka përdhunuar gruan 33 vjeçare.

m.xh/NOA

KOMENTE