English

Beqja: Situata ekonomike, alarmante

Tiranë, 28 Shkurt NOA - Partia Socialiste e ka cilësuar situatën ekonomike në vend si mjaft alarmante. Deputeti, Ilir Beqja u është referuar deklaratave të bëra nga Banka e Shqipërisë, për të arritur në përfundimin se qeveria po e thellon këtë krizë ekonomike në vend.

Të gjitha këto shqetësime serioze për derexhenë ku është katandisur ekonomia, Partia Socialiste i ka ngritur prej kohësh. Jo për të sulmuar padrejtësisht qeverinë Berisha, por në një përpjekje të sinqertë për ta nxitur atë drejt pranimit të kësaj gjendjeje dhe marrjes së masave të përshtatshme për të adresuar situatën", u shpreh Beqja.

Sipas tij të gjitha shqetësimet dhe sugjerimet e PS-së kanë rënë në vesh të shurdhër dhe janë hedhur poshtë nga qeveria.

Beqja shtoi se qeveria "për arsye të pastra politike e interesa të ngushta partiake, ka preferuar të bombardojë publikun me një propagandë shterpe për mrekullinë ekonomike të Shqipërisë, që si një shkëmb graniti na i rezistoka krizës, duke ua marrë në kthesë edhe Francës, Gjermanisë apo të tjera vendeve të zhvilluara".

m.xh/NOA

KOMENTE