English

Bosi rus i naftës gjendet i vrarë në zyrë

Moskë, 28 shkurt, NOA - Vladimir Kondraçuk, kreu i bordit të drejtuesve të firmave të energjisë ruse "Trans Nafta" është gjetur i vrarë në zyrën e tij. Lajmi bëhet i ditur nga mediat ruse.Sipas hetuesve duket se vrasja i ngjan më shumë një akti vetëvrasjeje.

Hetuesit kanë bërë të ditur për radio "Eko" se trupi i tij u gjet në zyrën e "Trans Naftës" që ndodhet në Moskë. Ai është goditur në kokë dhe arma tip pistolete u gjet pranë tij.

Kompania, që ai drejton është krijuar më 1997-ën dhe ka një rol në fushën kërkimit të gazit dhe të naftës, por dhe në sektorin e energjisë.

NOA/EL

KOMENTE